Treni që udhëton vetëm për një vajzë: Lexoni historinë e saj prekëse

0
238

Treni i bën vetëm dy ndalesa një kur një nxënëse e shkollës së mesme shkon në shkollë dhe një tjetër kur ajo kthehet.Për vite të tëra, treni në stacionin Kami-Shirataki në Japoni ndalet vetëm për një nxënëse, nxënëse kjo e cila udhëton çdo ditë për në shkollë.

Treni ndalet vetëm dy herë në ditë në këtë stacion njëherë për ta marrë vajzën nga aty dhe herën tjetër për ta lënë atë përsëri aty kur shkolla të përfundojë.Duket si një film i dhimbshëm, por sipas CCTV News, ky ishte një vendim që Hekurudhat Japoneze e morën grupi i cili menaxhon rrjetin e hekurudhave në Japoni, vendim ky që u morr më shumë se tri vite më parë.

Ata dëshiruan që ta mbyllin këtë stacion për shkak të mungesës së njerëzve, por më pas e vërejtën se treni po përdorej nga një vajzë për të shkuar në shkollë. Kështu, ata vendosën që ta mbajnë stacionin të hapur derisa ajo ta përfundojë shkollën.

Kompania madje ka rregulluar orarin e ardhjes së trenit sipas kohës që ajo dëshiroi. Vajza e panjohur pritet që të diplomojë këtë mars, dhe atëherë ky stacion do të mbyllet përgjithmonë.