Tragjike/ Vetëflijohet kryefamiljari pak ditë pasi iu dogj shtëpia

0
219

Pak ditë më parë në Bajram Curri një pallat tre katësh u shkrumbua nga zjarri ndërsa 9 familje ndodhen prej asaj dite në qiell të hapur dhe në luftë me të ftohtin alpin. I ndodhur në mes të katër rrugëve dhe pa asnjë mbështetje, kryefamiljari i njërës prej këtyre familjeve ka zgjedhur rrugën fatale, duke u vetëflijuar. Gazetarja Pranvera Vatoci përmes një statusi në facebook jep lajmin e hidhur, ndërsa tregon se Gentjan Zalli u hodh në lumin e ftohtë të Valbonës.

“Disa ditë më parë jo vetëm në statusin tim por në shumë media e rrjete sociale konstatova dhe paralajmerova për një prag-tragjedi të 9 familjeve në B.Curri të cilëve ju shkrumbuan apartamentet! Në vijim si e ndjekur nga një parandjenje e trishtueshme po në media, si dhe ne zyra shteti ju kërkova drejtpërdrejtë pushtetarëve lokale e qendror dhe kujtdo që të ndihmonin dhe të mos injoronin këtë situate alarmante. Në kulmin e një dimri tejet të vështirë! Por ndihma e pushtetit jo vetëm nuk erdhi por as dhe interes e solidaritet verbal e formal prej tyre! E në shurdhërinë e pushtetit, në tunelin e zi pa dalje të mbijetesës Gentjan Zalli , njëri nga kryefamiljarët e dëmtuar zgjodhi rrugën fatale të vetëflijimit! Nuk gjej fjalë për të definuar dhimbjen time dhe të qytetit tim! Nuk gjej po ashtu fraza mallkimi per ata që qeverisin si bajraktare në Tropoje a thua se nuk janë të paguar e zgjedhur që të shërbejnë por për tu majmëruar si derrat me koncentrat pikërisht me taksat e Gentit të ndjerë! Ky rast për mua nuk duhet ti faturohet fatkeqësise por papërgjegjshmërise dhe si qytetare i kërkoj organit të akuzës të kallzojë penalisht ata që me mosveprimin e tyre shkaktuan humbjen e një jete njerezore dhe çdo minute që kalon po rrezikojnë dhjetëra të tjerë! Genti vdiq! Ai u flijua në ujin e akullt të Valbonës duke lënë pas jo vetëm dhimbje por dhe pikëpyetjen:- Ku jemi e ku po shkojmë me këta pushtetarë arrogantë që fudulleku e etja për përfitim ju ka atrofizuar jo vetëm obligimet shtetërore por dhe gjithë sentimentet njerezore! Lamtumire Genti e shpirti yt pushoftë në paqe që nuk e gjete mbi dheun e Vendlindjes! Trishtimi për ty shume fishohet teksa ne vitin 2017 ti na solle të freskët mu në zemër të vendit tragjedinë migjeniane të apoteozës së misrit e më keq akoma atë të vdekjes! Ndaj sot duke mos pasur mundësi të tjera unë protestoj e akuzoj si dikur Migjeni me fjalinë trishtuese kundër pushtetarëve “Merreni këtë shtatore….” “, shkruan Vatoci.