Tragjedi për Krishtlindje, i riu shqiptar bëhet copash në aksident

0
194

Një djalë në moshë të re ka gjetur vdekjen këtë festë Krishtlindjesh në një rrugë rurale të Castellamonte-s (Torino) në Itali.

Fjala është për një shtetas shqiptar 26 vjeç, i cili udhëtonte në makinën e tij të tipit ‹Citroen› së bashku me një vajzë rumune 28 vjeçare.  Aksidenti ka ndodhur për shkak të përplasjes ballore me një tjetër makinë e cila kishte hyrë në një parakalim të gabuar.

Si shkak i impaktit të fortë, shqiptari ka vdekur në vend. Vajza rumune dhe shoferi i makinës tjetër janë dërguar në gjendje të rëndë në spital. Sipas medias italiane, pavarësisht gjendjes aspak të mirë, dy të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.