Torta prej pesë metrash e punuar për një muaj, më e gjata që është shërbyer në ndonjë dasmë (Video)

0
308

Miyo Minaki nga Xhakarta e Indonezisë, ka kryesuar ekipin prej 15 personave, që punuan tortën gjigante prej pesë metrash.

Ata kanë punuar një muaj të tërë, për të krijuar ëmbëlsirën që duket si katedrale, së bashku me të gjitha pjesët tjera që janë të ngrënshme, transmeton Telegrafi.“Së bashku me çiftin, ideuam dhe skicuam atë që ata e kishin menduar për një kohë të gjatë. Gjithçka ishte gati, vetëm duhej të kompletohej”, ka thënë Minaki lidhur me rastin.

Punëtoria dhe hapësira ku zhvillohej ceremonia, kishin një largësi prej 150 kilometrash, që ishte paksa problem për t’i transportuar pjesët, që më pas u bashkuan në një strukturë metalike.

Kjo tortë besohet të jetë më e gjata, që është shërbyer në ndonjë ceremoni martesore. /Telegrafi/