Tmerr në Australi/ Makina shtyp turmën, 19 të plagosur, Sulmi nuk ka lidhje me terrorizmin

0
190

Personi që qëllimisht u fut me shpejtësi me veturë në mesin e turmës së njerëzve në Melbourne të Australisë është përdorues i drogës dhe ka probleme të shëndetit mendor, por nuk ka lidhje me terrorizmin thotë policia.

Shtetasi australian me prejardhje afgane është dërguar në paraburgim pas marrje në pyetje.

Ai u fut qëllimshëm në turmën e njerëzve në qytetin e dytë më të madh në Australi, duke lënduar kështu 14 persona.

Ai u arrestua nga Policia ku përgjatë rezistimit për t’u arrestuar ishte lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Personi i dytë i arrestuar nuk kishte lidhje me incidentin, vetëm se u kap duke e filmuar atë dhe kishte në posedim disa thika. Policia thotë se ai tashmë është duke bashkëpunuar rreth kësaj ngjarje.

Tmerr në Australi/ Makina shtyp turmën, 19 të plagosur

Një makinë u përplas me një turmë personash në Melburn të Australisë.

Një SUV i bardhë shkaktoi kaos në kryqëzimin mes rrugëve Elizabeth Street dhe Flinders Street.

Policia thotë se drejtuesi i makinës dhe një person tjetër janë arrestuar.

Dëshmitarët thonë se SUV-i i bardhë po ecte me 60 km/h para se të përplasej me këmbësorët.

Tmerr në Australi/ Makina shtyp turmën, dëshmitë: Ulërima, njerëz që ‘fluturojnë’

Tmerr në Melburn në Australi. Së paku 19 persona kanë mbetur të plagosur, pasi një automjet i bardhe mori perpara turmen, duke perplasur njerezit qe ndodheshin aty.

Mediat e huaja duke iu referuar Sky News Australia ben me dije se ngjarja ndodhi ne qender te qytetit dhe paniku eshte shume i madh.

Policia ka arrestuar shoferin qe drejtonte atomjetin me te cilin u sulmua turma. Kane nisur hetimet po ende nuk ka te dhena zyrtare nese kemi te bejme me nje sulm terrorist apo jo.

Ne spital u deguar ne gjakosurit nga sulmi ,mes tyre edhe nje femije, qe thuhet se ndodhet ne gjendje kritike per jeten.

Deshmirat tregojne tmerrin e perjetuar: “Degjohen vetem ulerima, njerez ne panik qe ia mbathin me vrap, te tjere qe fluturonin te sulmuar nga makina”.