Tifozët japin mendimin e tyre për transferimin e Neymarit në Real Madrid

0
271

Tifozët e Real Madridit i kanë thënë “PO” transferimit të Neymarit në “Santiago Bernabeu”.

Neymari është në qendër të vëmendjes nga mediat botërore, që raportohet se ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Unai Emery dhe Cavanin dhe se nuk është i lumtur më te PSG-ja, diçka që tashmë e ka hedhur poshtë vetë braziliani.

Sido që të jetë, gjitha këto që ndodhën e lidhën brazilianin me një kalim te Reali ku edhe tifozët do të dëshironin diçka të tillë, këtë e vërteton anketa e bërë nga AS.

Nga 36.824 votues, 19.032 i kanë thënë “PO” transferimit të Neymarit në Madrid, apo thënë ndryshe 51.68 % janë pro blerjes së Neymarit, ndërsa 48.32 %, 17.792 votues, nuk e duan brazilianin. /Gazeta Express/