Thika, shufra metalike dhe drogë, arrestohen gjashtë persona

0
193

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë të dyshuar, pesë nga nacionaliteti shqiptar dhe një boshnjak, pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar tri thika, dy shufra metalike dhe një sasi me narkotikë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në  Pejë ku me  urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.