Thëniet më të bukura të Nënë Terezës, që me siguri do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë

0
264

Ajo mbetet shenjtorja më e njohur në gjithë botën. Kohët e fundit, vlerësimi për figurën e Nënë Terezës, ka ardhur edhe nga Donald Trump prej një videoje ku shprehej: “Nënë Tereza përfaqësonte më të mirën tek të gjithë ne. Ajo ishte një grua e shenjtë dhe e devotshme dhe unë mendoj se është e mrekullueshme të shohësh të krishterët në mbarë botën që i bëjnë asaj kaq shumë nderime”.

Ndërkohë në këtë material, ne duam t’ju sjellim disa prej thënieve më të bukura nga Nënë Tereza :“Unë jam një laps i vogël në duart e Zotit, i cili po dërgon letra dashurie nëpër botë”.

“Varfëria më e madhe nuk është të mos kesh çfarë të hash, por të mos jesh i kërkuar, i dashur nga të tjerët; të mos kesh dikë që të kujdeset për ty. Kjo është varfëria më e madhe”.

“Paqja fillon me një buzëqeshje”.

“Dhuro dashuri kudo ku shkon. Mos lejo askënd të vijë tek ty pa u larguar i lumtur prej teje”.

“Nëse ti i gjykon njerëzit, ti nuk ke kohë për t’i dashur ata”.

“Nuk ka rëndësi se sa japim, por se sa dashuri dhurojmë në ato gjëra që japim”.