Themelohet Federata e Triatlonit të Kosovës

0
205

Sportit të Kosovës i është shtuar edhe Federata e Triatlonit të Kosovës, e cila është themeluar të dielën, në Kuvendin e mbajtur në sallën e Shtëpisë së Sportit në Prishtinë.

Në Kuvend janë zgjedhur organet drejtuese, të cilave do t’iu prijë kryetari, Vedat Tërmkolli.
Pjesëmarrës në Kuvend ishin 15 delegatë nga pesë klube të tri regjioneve.Kuvendi u vëzhgua edhe nga Besire Domaniku, anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport.