Thaçi para ushtarëve: Populli krijoi ushtri para se ta kishte edhe lirinë e shtetin

0
271

Presidenti Thaçi ka thënë se djemtë dhe vajzat më të mira të kombit tonë do të kenë mandat të ri, mision të ri, si Forcë e Sigurisë së Kosovës, si ushtri e Kosovës.

“Do të shërbeni dhe do të mbroni me dinjitet e krenari pavarësinë dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, duke kontribuar edhe në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global. Zhvillimi i ushtrisë së Kosovës është i veçantë dhe i ndryshëm nga ushtritë e shumë shteteve të tjera. Populli ynë e krijoi ushtrinë para se të fitojë lirinë, pavarësinë dhe shtetin”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se ky ishte një proces me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë i orientuar drejt arritjes së një qëllimi të qartë, në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

(E poltësuar) –Presidenti Thaçi ka thënë se djemtë dhe vajzat më të mira të kombit tonë do të kenë mandat të ri, mision të ri, si Forcë e Sigurisë së Kosovës, si ushtri e Kosovës.

“Do të shërbeni dhe do të mbroni me dinjitet e krenari pavarësinë dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, duke kontribuar edhe në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global. Zhvillimi i ushtrisë së Kosovës është i veçantë dhe i ndryshëm nga ushtritë e shumë shteteve të tjera. Populli ynë e krijoi ushtrinë para se të fitojë lirinë, pavarësinë dhe shtetin”, ka shtuar ai.

Presidenti i Kosovës në fjalimin e tij para ushtarëve të FSK-së ka theksuar se pas demilitarizimit,  u krijuan Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pastaj me ngritjen e nivelit të përgatitjes, u avancuan në Forcë të Sigurisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ky ishte një proces me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë i orientuar drejt arritjes së një qëllimi të qartë, në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

“Pesë vite më parë, gjatë procesit të rishikimit të sektorit të sigurisë, me të drejtë u arrit në përfundim se FSK-ja është e gatshme për rol dhe mision të ri. Për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, ju gjithmonë keni qenë de fakto, ushtarë dhe FSK–ja, ushtria e Kosovës”, ka thënë  Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fund të fjalimit të tij ka thënë se të gjitha forcat politike në vend janë unike që të nxjerrët vendimi i merituar, që FSK-ja edhe me ligj të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, të transformohet në ushtri profesionale.

“Deputetët e Parlamentit të Kosovës, në mënyrë solemne do të marrin vendimin për këtë proces. Forca e Sigurisë e Kosovës është zhvilluar në një forcë profesionale, e përgatitur sipas standardeve të NATO-s, me përbërje shumetnike dhe me përfaqësim meritor gjinor. Përfshirja e çdo komuniteti në Forcën e Sigurisë të Kosovës e dërgon mesazhin më të mirë të mundshëm. Tregon vlerat dhe parimet e shoqërisë sonë”, ka thënë ai.

Presidenti me uniformën ushtarake të Komandantit Suprem inspekton ushtarët

Vetëm një ditë para ndryshimit të mandatit të FSK-së në ushtri të Kosovës nga Kuvendi i Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka inspektuar ushtarët e FSK-së dhe ka mbajtur një fjalim para tyre. Por, e veçanta e këtij inspektimi, ishte veshja ushtarake e presidentit të Kosovës.

Ashtu siç e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës, Thaçi kishte veshur uniformën ushtarake, duke u paraqitur si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Para rreth 400 ushtarëve të FSK-së, Thaçi ka thënë se ushtarët këto ditë po i përjetojnë më ndryshe dhe me emocione të fuqishme. Kjo, sipas tij, është e kuptueshme, sepse kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri tek momenti dhe vendimi i shumëpritur.

“Ky proces po rrjedh natyrshëm si rezultat punës dhe përkushtimit tuaj të jashtëzakonshëm. Ju, me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, për kohë të gjatë keni punuar për themelimin e ushtrisë sonë. Ushtria e jonë do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi vishet me rroba të FSK-së, inspekton ushtarët në kazermë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, po inspekton ushtarët e FSK në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Ai është veshur me xhaketë të FSK-së.

Vizita e tij në FSK vie pak orë para votimit për shndërrimin e saj në ushtri të Kosovës./BS 

Inspektim i ushtarëve në kazermën “Adem Jashari” (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Hashim Thaçi am Donnerstag, 13. Dezember 2018