Thaçi: Do ta nënshkruaj vendimin e Kuvendit për Specialen

0
172

Në emisionin “Monitor”,  Thaçi ripërsëriti qëndrimin se vendimet e Kuvendit të Kosovës do t’i nënshkruante, duke përfshirë këtu edhe nismën e deputetëve për shfuqizimin Gjykatës Special. Sipas tij, një nismë e tillë nuk është kundër drejtësisë, dhe se kjo çështje nuk duhet dramatizuar.

Presidenti kosovar ka folur edhe për misionin e EULEX-it, për atë se çka pret nga bisedimet me Beogradin. Po ashtu theks të veçantë në intervistë është edhe përfundimi i Demarkacionit me Malin e Zi, për të cilin presidenti e sheh si çështje që duhet të kaloj shpejt.

Presidenti po ashtu ka një porosi për spektrin politik në Kosovë për të cilin kërkon unifikim për çështjet e rëndësishme për shtetin.