Thaçi çmend serbët, kërkon armatim për FSK nga Boeing

0
186

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili është duke qëndruar në SHBA, pas pjesëmarrjes në një forum të organizuar atje ku ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe qëllimin e shtetit tonë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, ka shfrytëzuar rastin të vizitojë disa prej kompanive teknologjike atje.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka bërë të ditur se ka vizituar selinë e kompanisë lidere në botë ‘Boeing’, ku edhe ka parë të arriturat e kësaj kompanie.

Thaçi ka thënë se ka kërkuar mundësi për bashkëpunim në zhvillimin e FSK-së dhe rritjen e kapaciteteve të përgjithshme mbrojtëse të Kosovës.

Në fund, presidenti i vendit ka theksuar se edhe në kompaninë ‘Boeing’, ka takuar miq të Kosovës që kanë punuar e shërbyer në Kosovë.

Postimi i plotë:

Misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me SHBA-në. Edhe teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane.

Në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”, sot pash të arriturat e saj dhe kërkuam mundësi për bashkëpunim në zhvillimin e FSK-së dhe rritjen e kapaciteteve të përgjithshme mbrojtëse të Kosovës. Edhe në “Boeing” takova miq të Kosovës, që kanë punuar e shërbyer në vendin tonë. HTH