Tetori i mallkuar i Kim Kardashian, ja çfarë i ndodhi kësaj here

0
328

Të gjithë e mbajmë mend se sa bujë mediatike bëri grabitja që i ndodhi Kim Kardashian në një dhomë hoteli në Paris. Ngjarja ndodhi tetorin e kaluar, dhe pas saj do të ndodhnin shumë ngjarje dramatike në familjen e Kim dhe Kanye. Por duket se tetori është muaj i mallkuar për Kim dhe bashkëshortin e saj.

Sipas TMZ-së, vila e tyre në Los Angeles është vjedhur ditën e premte! Hajdutët kanë hyrë në banesën e dyshes dhe kanë marrë 3 nga makinat luksoze të Kim dhe Kanye-s. Deri më tani, sistemi i lartë i sigurimit ka kapur një prej hajdutëve, para se ai të futej brenda në shtëpinë e çiftit. Muaji i ditëlindjes nuk qenka edhe aq i mbarë për Kim.