Të shtëna me armë në Pejë, një i arrestuar

0
338

Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe në drejtim të një lokali, përcjell Bota sot.

Policia njofton se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me tre fishekë dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.