Talenti shqiptar shënon në Champions League për Bayern Munchen, por…

0
296

Sot janë luajtur ndeshjet e Ligës së Kampionëve për të rinj. Në këto ndeshje ka lënë gjurmë edhe një futbollist shqiptar dhe bëhet fjalë për Meritan Shabanin, i cili është 19 vjeç dhe në fitoren e sotme 1-2 të bavarezëve ndaj Ajaks U-19 ka shënuar golin e parë të sfidës dhe Bayernit.

Në këto sfida, Shabani ka treguar një formë mjaft të mirë, ndërsa në kampionat ai është duke u aktivizuar më shumë në radhët e skuadrës së dytë të Bayernit.

Shabani ka shënuar sot ndaj holandezëve, por goli i tij nuk ka mjaftuar për të kualifikuar gjermanët të cilët e kanë mbyllur në vendin e tretë në grupe.

Si për koiçidencë, Bayerni ka 11 pikë, po aq sa vendi i dytë dhe i parë që mbahen respektivisht nga Benfika dhe Ajaks.

Por, duhet theksuar se për shkak të golaverazhit më të mirë, vendin e dytë e ka mbajtur skuadra e Benfikës U-19.