TAKIM PAS 30 VITESH ME MIKUN DHE BASHKËVENDASIN MUSLI SAHITIN, DREJTORIN E TV SYRI BLUE NË ZVICËR

0
333

Dje, në Prishtinë gati pas 30 vitesh, sërish u takuam me shoqin e gjeneratës, shkollës bashkëvendasin dhe mikun Musli Saitin, tani Drejtor i TV Syri Blue në Zvicër, një medium mjaftë i popullarizuar i Diasporës shqiptare.
Me këtë njeri jo vetëm që na ndante e kaluara fëmijërore, shkollore, por edhe të njëjtat halle të kohës, sepse i takonim një gjenerate që përballej me problemet e kohës dhe kërkonte zgjidhje për të ardhmen e tyre.
Ndërsa, ky duke mos gjetur perspektivë në vendlindje qe i detyruar qysh i ri të largohet në gurbet, me shumë vuajtje dhe mundi kishte arritur të krijojë vlera arristike në një vend të huaj.
Më herët, si zakonisht shqiptarët punonin punë të rënda, por me kalimin e kohës ata u inkuadruan në jetën zviceriane, u shkolluan dhe tani punojnë profesione të ndryshme.
Një fat të këtillë e kishte pasur edhe Musliu, i cili tani jo vetëm po merret me televizion, mediume publike, por emisionet e tij artistike kanë marrë një shikueshmëri të madhe jo vetëm në diasporë, por edhe në trojet tjera etnike.
Me Musliun u takuam te restoranti «Pishat» në Prishtinë, i cili kishte ardhur nga Zvicëra për të lidhur një marrëveshje me RTK-në në lidhje me emisionin për vlerat e mërgatës shqiptare «Mixha Ibish» për TV Syri Blue.
Aty, pata rastin të takoj edhe aktorin e këtij emisioni z.Adem Kicaj, i cili më la mbresa të një aktori të talentuar dhe perspektivë.
Gjithashtu, edhe gazetarja e njohur e këtij stafi Saranda Elshani ishte e nivelit mjaftë të përgaditur që emisionet e këtij mediumi të dalin sa më të mira dhe të shikueshme nga auditoriumi i gjerë shqiptarë.
Uroj mikun e dashur Musliun të ketë shëndet të mirë, emisione dhe programe sa më vlerë të shtuar jo vetëm për mërgatën shqiptare, por edhe për opinionin më të gjerë shqiptarë. Vërtet ishte një takim i mirë dhe mjaftë mbresëlënës. FR.