Sulmohen rëndë dy femra në Pejë, arrestohet i dyshuari

0
329

Një i dyshuar ka sulmuar fizikisht dy viktima femra në Pejë.

Të njëjtave ju ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Njëra prej viktimave është dërguar në QKUK pasi gjendja e saj është e rëndë, transmeton Indeksonline.

Të gjitha njësitet relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.