Sulmohen policët në Skenderaj

0
151

Në Skenderaj tre persona kanë sulmuar policët që po u shqiptonin një tiketë trafiku.

Në Skenderaj policët e një patrulle të trafikut janë sulmuar nga tre persona.

Sipas Avni Zahitit zëdhënësit të Policisë Rajonale në Mitrovicë, sulmi ndodhi pasi policët po shqiptonin një tiketë për kundërvajtje në trafik.

“Janë arrestuar tre persona të dyshuar për sulm  ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Arrestimi i të dyshuarve është bërë sot rreth ores 9:30 në Skenderaj, në kohën kur njësia e trafikut rajonal po shqiptonte një kundërvajtje”, tha Zahiti.

Zëdhënësi tregoi se sulmi u krye nga shoferi dhe dy pasagjerët, ndërsa policët pësuan lëndime trupore.

Njërit nga të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.