Sulmi kibernetik që alarmoi 150 vende të botës, SHBA: Ky është përgjegjësi i vetëm

0
184

Administrata amerikane ka njoftuar  se Koreja e Veriut ishte «përgjegjësja e drejtpërdrejt» për sulmin kibernetik që preku disa muaj më parë spitalet, bizneset dhe bankat anembanë botës.

Sulmi thuhet se ka goditur më shumë se 300,000 kompjutera në 150 vende të botës, duke shkaktuar miliarda dollarë dëme.

Thomas Bossert, një ndihmës i Presidentit Donald Trump, akuzoi publikisht Kim Jong-un në një interviste me gazetën “Wall Street Journal”.

Është hera e parë që SHBA-ja fajëson zyrtarisht regjimin komunist për këtë ngjarje të rëndë.

Bossert, këshilltari i Trump për sigurinë e Amerikës, tha se akuza ishin të «bazuara në prova».

Ndërkohë, edhe Britania ka akuzuar Korenë e Veriut si autoren e sulmit.

Në muajin maj, kompjuterat Windoës janë goditur nga një sulme kibernetik, i cili shkaktoi kaos në mbarë botën.

Europoli e quajti shkallën e sulmit «të pashembullt»./SYRI.net/