Sulmet ajrore saudite qëllojnë ministrinë e Mbrojtjes në Jemen

0
263

Avionët luftarakë të koalicionit saudit kanë në shënjestër ndërtesën e ministrisë së Mbrojtjes në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, shkruajnë mediat arabe.

Koalicioni saudit ka kryer të paktën dy sulme ajrore në zonat e kontrolluara nga rebelët në kryeqytetin e Jemenit, duke shënjestruar ministrinë e Mbrojtjes, kanë thënë dëshmitarët e AP-së.

Dëshmitari ka theksuar se avionët luftarakë po vazhdojnë të flutojnë mbi Sanna, edhe pas sulmeve ajrore.

“Janë kryer 2 ose 3 sulme në ministrinë e Mbrojtjes”, ka thënë Hassain Abukhaiti, duke konfirmuar se aeroplanët e udhëhequr nga Sauditët janë duke synuar kryeqytetin e Jemenit.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë gjatë sulmit ka pasur edhe viktima, megjithatë, ende nuk është konfirmuar asgjë.