Studentët nuk demoralizohen, gati për protestë kombëtare

0
181

Studentët  para Kryeministrisë po i japin kurajo njeri-tjetrit që askush të mos demoralizohet, por të vazhdojnë ta mbajnë ndezur zjarrin e protestës derisa kërkesat e tyre të plotësohen. Nesër ata kanë kërkuar që kryeministri të mbledhë Kuvendin për të zgjidhur kërkesat e tyre, ose të hënën do të thirret një protestë kombëtare.

Tre vajza e morën fjalën njera pas tjetrës dhe dhanë këto mesazhe;

– “U frikësuan të gjitha organizatat, të gjithë spiunët,  thanë se studentët janë të paguar. Z Rama do të flas, se unë nuk e jam e paguar, se jam studente, se dua shkollën dhe do të flas derisa ti të plotësosh ato tetë kërkesat.”

– “I kemi thënë të gjitha, por do t’i përmirësim, se z.Rama bën sikur nuk dëgjon, bën si budalla. Vëri gishtit kokës, mos rri në të ngrohtë atje, por dil këtu e firmosi ato kërkesa.”

– “Ju lutem që të mos demoralizoheni. Kemi dhjetë ditë e jemi lodhur. Por mjafton një njeri për të mbajtur pishtarin ndezur, rëndësi ka të na dëgjohet zëri. Ju bëj thirrje që të hënën të ngrihemi të gjithë, të mblidhemi këtu. Po lodhemi nga talljet, boll janë tallur me ne 28 vite.”