Stomatologu Gjynsher Haziri pjesë e rubrikës Bardhë e Zi, i cili për herë të parë flet për portalin Syri.tv

0
833

SYRI.TV: z. Gjynsher Haziri  mirë se erdhët në rubrikën Bardhë e Zi të portalit www.Syri.tv nga Mërgata ?

Gjnsher Haziri:Mire se ju gjeta, përshëndetje për portalin tuaj dhe bashkatdhetarët tanë që përcjellin rubrikën bardh e zi.

SYRI.TV: Një prezantim i juaji, kush është Stomatologu nga Presheva  Gjynsher Haziri ?

Gjynsher Haziri: Jam i lindur ne Presheve me 30 janar 1983. Shkollën fillore dhe te mesme i përfundova në Presheve, për të ndjekur më pas studimet në Universitetit e Prishtinës, Fakultetit i Mjeksise dega stomatologji.

Nga viti 2013 jam i punësuar pran Shtëpisë së shëndetit në Preshevë si stomatolog i përgjithshëm, si dhe themelues i ordinancës private stomatologjike Eldar Dent.

Me pas kam filluar dhe përfunduar specializimin në Prishtinë drejtimin Sëmundje e dhëmbit me endodoncion.

Duke u munduar te jem gjithmonë në përgjigje të kërkesave të klientëve tanë, kam ndjekur  edhe kurse te ndryshme për avancim profesional.

SYRI.TV: Pse e zgjodhët këtë profesion stomatolog, si filloj karriera juaj në këtë drejtim ?

Gjynsher Haziri: Stomatologjia përveçse është shkence, është edhe art.

Duke u mbështet në aftësitë e mia kreative, mendoja te drejtohem kah arkitektura apo stomatologjia, si dege studimi qe me tërhiqnin me tepër.

SYRI.TV: Ku gjendet Ordinanca e Stomatologut Gjynsher Haziri ?

Gjynsher Haziri :Ordinanca jone gjendet në qytetin e Preshevës, ne rrugën Tefik Selimi nr. 005.

SYRI.TV: Si quhet Ordinanca juaj?

Gjynsher Haziri: Emri i ordinancës është Eldar Dent, e quajtur me emrin e fëmiut tim të parë.

SYRI.TV: Çfarë trajtimesh stomatologjike ju ofroni pacientëve ?

Gjynsher Haziri: I ofrojmë pothuajse të gjitha shërbimet stomatologjike, duke filluar nga higjiena dentare, konzervative, shërbime endodontike, protetikore-estetike, kirurgjike etj.

SYRI.TV: Cili ka qenë motivimi për t’u bërë dentist dhe çka të tërheq më së shumti në këtë profesion ?

Gjynsher Haziri: Ajo që më tërheq më së  shumti është ana humane e profesionit, largimi i dhembjes dhe kthimi i buzëqeshjes tek pacienti.

SYRI.TV: Çfarë ju dallon juve nga dentistët përkatësisht klinikat tjera në Preshevë?

Gjynsher Haziri: Momentalisht, jam i vetmi  specialist i sëmundjeve të dhembit me endodoncion që jetoj dhe veproj në Preshevë.

SYRI.TV: A mund të na tregoni filozofinë tuaj dentare?

Gjynsher Haziri: Puna e stomatologut kërkon diagnostikim të sakte të problemit, shpejtësi gjate punës , precizitet dhe estetik.

SYRI.TV: Sa shpesh duhet të bëj vizitë rutine tek stomatologu një pacient?

Gjynsher Haziri: vizita te stomatologu, për një shëndet te mirë oral, duhet të bëhet se paku çdo gjashtë muaj.

SYRI.TV: Çfarë fitojnë pacientët nëse vijnë te ju?

Gjynsher Haziri: Nëse pacienti na zgjedh ne si profesionist, ai do të fitojë besimin tonë, korrektësinë, sinqeritetin, seriozitetin në punë dhe mos ta harrojmë kryesoren buzëqeshjen e garantuar

SYRI.TV: Cila popullatë i ka dhëmbët më të prishur në Luginë te Preshevës?

Gjynsher Haziri: Nga përvoja ime me paciente të gjitha moshave kam arrit në përfundim se mosha me e rrezikuar në prishjen e dhëmbëve është mes 50-60 vjeç, por pa përjashtuar edhe moshat e reja si pasoj e ushqimeve jo të shëndetshme.

SYRI.TV: A ndikon Virus Covid 19 në prishjen e dhëmbëve?

Gjynsher Haziri: Nuk kam hasur ndonjë informacion të tillë e as nuk ndaj ndonjë përvojë personale për këtë. Besoj se është shumë herët për të nxjerr ndonjë përfundim sa i përket pasojave të Covidit tek prishja e dhëmbëve.

SYRI.TV:  Sa ka qenë numri i pacientëve në këtë kohë të pandemisë tek Stomatologu?

Gjynsher Haziri: Në kohë pandemie, sidomos vala e infektimeve ndikonte direkt në uljen e kërkesave për ti ofruar shërbim dentare, përveç rasteve emergjente (me dhembje dhembi).

SYRI.TV: Cila është këshilla juaj si stomatolog në kohën e pandemisë Corona Virus?

Gjynsher Haziri: Si çdo mjek tjetër, edhe unë i rekomandoj pacienteve për kujdes të shtuar, pa penikë, ushqime sa më të shëndetshme etj.

SYRI.TV: Sa ka qenë vështir për ju si stomatolog ti dilni në ndihmë pacientëve në kohë e virusit të ashtu quajtur covid 19 ?

Gjynsher Haziri: Ne si doktor qe kujdesemi  për shëndetin oral te pacientit dhe duke e ditur se përhapja e  sëmundjes behej  përmes frymëmarrjes, pështymës, kemi qene direkt te ekspozuar nga rreziku për infektim. Zakonisht, paciente me simptome të covidit nuk i kemi pranuar.

SYRI.TV: Si është jeta e një Stomatologut në  Luginë të Preshevës?

Gjynsher Haziri: Jeta e një stomatologu është shume e ngarkuar. Çdo dite e re, sjell paciente të ri, kërkesa të ndryshme…sidomos kur bënë një përvojë për disa vite.  Ditët e punës fillojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje gjithmonë duke ofruar shërbime stomatologjike, ndërsa vikendet zakonisht i kalojmë me familje jashtë Preshevës.

SYRI.TV: Gjynsher Haziri : Cilat suksese e juaja janë në fushën e Stomatologut?

Gjynsher Haziri: Sukses ne stomatologji konsideroj largimin e dhembjes dhe kthimin e buzëqeshjes së çdo pacienti.

SYRI.TV:  Më ke jeton Stomatologu Gjynsher Haziri?

Gjynsher Haziri: Jetoj me nënën, gruan dhe tre fëmijë Eldarin, Amelen dhe Dorlirin.

SYRI.TV: Me çka është duke u ballafaquar kohën e fundit stomatologu Preshevar Gjynsher Haziri?

Gjynsher Haziri: Absolutisht…jam i privilegjuar. Zakonisht pacientet tregojnë respekt ndaj punës tone.

SYRI.TV: Çfarë janë planet tuaja në të ardhmen?

Gjynsher Haziri: Momentalisht jemi duke bere projektin e ndertimit te nje ordinance te re ne te cilen do te ofrojme komoditet, sherbime te reja dhe zgjerim te stafit.

SYRI.TV: Cili është mesazhi juaj si stomatolog për admiruesit e rubrikës Bardhë e Zi dhe për lexuesit e portalit Syri.tv ?

Gjynsher Haziri: Ju përshëndes juve si gazetar e po ashtu të gjithë stafin e TV Syri e njëkohësisht gjithë mërgimtarët anekënd botës.

SYRI.TV: Dr.Gjysher , ju falënderoj shumë që gjete kohë të jesh pjesë e rubrikës Bardhë e Zi, dhe në emrin tim personal dhe në emër të stafit te faleminderit për bisedën qe e ndamë së bashku?

Gjynsher Haziri: Kujdesuni për shëndetin tuaj, buzëqeshni fatit me dhëmbët të rregulluar.

Intervistoi Arben Mehmeti