Stavileci: Rritet eksporti i produkteve të Kosovës për në Serbi (Video)

0
292

Që nga hyrja në fuqi e vendimit të Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës prej katër centësh për importin nga Serbia, importi nga ky shtet krahasuar me periudhën e njëjtë nga vitet e kaluara ka rënë nga 3.8 milionë kg në 800 mijë kilogramë.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, duke shtuar se ndërkohë Dogana e Kosovës vazhdon të konfiskojë mallrat t ë kontrabanduara.

Krahas importit, këtë vit rritje ka shënuar edhe eksporti. Interesante sipas tij është se eksporti I produkteve kosovare për në Serbi ka shënuar rritje prej 40 për qind.

“Rritja e të hyrave tregon se kemi ulje të kontrabandës. Sivjet është një prej viteve më të mira të Doganës. Për momentin që flasim ne kemi mbledhur një miliard e 11 milionë euro, do të thotë të hyra për buxhetin e Kosovës që në krahasim me vitin e kaluar paraqet rritje prej 6.2 për qind”, tha Stavileci për televizionin publik.

MALLRAT E KONTRABANDUARA

MALLRAT E KONTRABANDUARA

Posted by RTK on Sonntag, 3. Dezember 2017