Statistika, analizë dhe parashikim: Chelsea – Arsenal

0
185

Chelsea dhe Arsenal do të takohen sonte në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Carabao Cup. Te dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshjes pas barazimit gjatë fundjavës në Ligën Premier.

Vendi: Londër, Staford Bridge
Koha: 10 Janar (e mërkure), ora 21:00

Ross Barkley do të duhet të presë për të debutuar te Chelsea pasi vazhdon të shërohet nga një dëmtim serioz që e ka mbajtur jashtë fushave të blerta gjatë gjithë sezonit.

Antonio Conte nuk do të ketë probleme me lojtar para ndeshjes së parë dhe pritet të dal në fushë me ekipin e njëjtë që barazoi gjatë fundjavës 2-2 me Arsenalin.

Tiemoue Bakayoko nuk pati paraqitje të mirë në The Emirates dhe Conte mund të mendojë ta ndryshojë me Danny Drinkwaterin.