Në Spanjë arrestohet serbi që vrau katër veta në Itali

0
275

Serbi Igor Vaclaviq, autori i katër vrasjeve në Itali, është arrestuar mbrëmë në Spanjë.

Arrestimi i tij u bë pas një aksidenti trafiku që e shkaktoi .

Igor Vaclaviq, të cilin policia italiane quante edhe i Rambo rus, pasi e kishte kryer ushtrinë në Moskë, në Bolonjë kishte vrarë pronarin e një lokali.

Më 5 dhjetor të këtij viti ai kishte sulmuar një fermë në Itali dhe kishte plagosur dy veta.

Policia, siç përcjell “alo” e Beogradit, pastaj ishte vënë në ndjekje të tij. Me policinë kishte shkuar edhe një civil për të ndihmuar në identifikimin e sulmuesit.

Kur policia i hyri në gjurmë dhe u përpoq të hynte të shtëpinë ku ai fshihen, ai hapi zjarr dhe vrau dy policë dhe shoqëruesin e tyre.

Pas kësaj ai mori armët e policëve dhe me një kamionçinë të gjelbër nisi arratinë deri sa bëri aksident.