Sot dita e gjykimit, Ronaldo bashkë me Georginën paraqiten në gjykatën e Madridit

0
182

Cristiano Ronaldo ka mbërritur paraditen e sotme në Gjykatë në Madrid, në mes të një pranie të madhe të mediave, për t’u përballur me akuzat për evazion fiskal.

Ronaldo u paraqit në gjykatë i shoqëruar nga e dashura e tij, Georgina Rodriguez.

Pritet që sulmuesi portugez të dënohet me një gjobë prej 18.8 milionë euro për mashtrim tatimor, si pjesë e një marrëveshje të arritur me autoritetet tatimore spanjolle.

Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar që Ronaldo të dënohet me 23 muaj burg.

Megjithatë, ai nuk do kalojë asnjë ditë në burg pasi dënimet deri në 2 vite përgjithësisht nuk zbatohen në Spanjë për shkelësit e ligjit për krime jo të dhunshme.

Gjyqtari do japë vendimin përfundimtar sot (22 janar) ose në ditët e ardhshme.