Skriniar: Nuk di asgjë për interesimin e Barçës, jam i lumtur te Interi

0
337

Milani Skriniar ka thënë se trajneri Luciano Spalletti është një trajner i vështirë, por shumë i mirë.

Sllovaku bëri edhe shaka me kërkesën e tifozëve për të ndryshuar emrin.

“Natyrisht se nuk do të lexoj gjithë ato se çfarë tifozët shkruajnë për mua në internet. Kam dëgjuar koret”.

“Trajneri po i shikon paraqitjet e mia si të mira, është një trajner i vështirë, por definitivisht një nga më të mirët në Itali. Kam marrëdhënie të mira me atë, avantazhi i tij është se ai e di kur t’i ndez gjërat dhe kur t’i qetësojë”.

Skriniar po ashtu ai ka folur edhe për marrëdhëniet e mira që ka me tifozët.

“Më pëlqen gjithmonë kur flasin për mua. Kur u transferova këtu ata fillimisht më kërkuan të ndërroj emrin, kjo pse është i njëjtë me emrin e klubit rival, por natyrisht që ishte në formë shakaje”.

“Nuk rrethohem nga tifozët si Marek Hamsik te Napoli, por nëse ndalem për një autograf do vijë gjithmonë një tjetër në radhë. Edhe tifozët e Milanit më kanë kërkuar autografe dhe kjo për mua nuk është problem. Por, nuk krahasohen me ato që Marek jep te Napoli”.

Sllovaku u pyet edhe për thashethemet se ai kërkohet nga Barcelona.

“Nuk e di nëse është e vërtetë. Di aq sa është shkuar në gazeta, është detyrë e Karol (Csonto, agjenti i Skriniarit) të merret me atë punë. Ka pak kohë që jam pjesë e Interit dhe nuk dua të flas për një transferim të mundshëm. Barça është Barça, por nuk po them asgjë. Jam te Interi dhe jam i lumtur”, ka shtuar Skrinar.