Skandali me veteranët/ Me 28 janar vendoset për masën e përkohshme

0
159

Me listat e veteranëve shumë keqpërdorime u bën për më tepër numri i tyre u shumëfishua nga ai i deklaruar në 1999. Për këtë u iniciuan hetime nga Prokuroria Speciale dhe u quajt rasti «Veteranët e rrejshëm», raporton Syri Kosova.

Tani kanë nisur edhe ftesat për pjesëmarrje në seancën e rastit «Veteranët e rrejshëm» ku të dyshuarit e këtij rasti tashmë i kanë marrë ato.

Në fund të këtij muaji pritet të mbahet seanca ku do të vendoset kërkesa e Prokurorisë Speciale për masë të përkohshme lidhur me rastin «Veteranët e rrejshëm».

Më 28 janar është caktuar të mbahet seanca e parë, këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlindë Gashi.

Në shtator të vitit të kaluar Prokuroria Speciale e Kosovës e kishte dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër 12 të pandehurve.

12 të pandehurit: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, kanë qenë anëtarë të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68 milionë 153 mijë e 533 euro.