Skandali i Haradinajt në Bruksel, hera e dytë që komandanti i UÇK-së i “dorëzohet” Serbisë!

0
378

«Ruaje edhe pak atë burrni që të ka mbetë»

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë ka marr pjesë në takimin e 6 kryeministrave të Ballkanit në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë e Bashkimit Evropian, Frederika Mogherini.

Përveç kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, pjesë e takimit ishin edhe  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq; kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev; kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq; dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Por, Ramush Haradinaj, pas takimit iu nënshtrua Serbisë. Ai pas takimit, ka përshëndetur kryeministren serbe, Ana Brnabiq, në gjuhen e saj serbe, dhe ka përjetuar injorimin e rëndë nga homologia serbe, e cila vetëm ia zgjati dorën duke mos i kthyer asnjë përgjigje.

Derisa ka përshëndetur, kryeministrat tjerë që po qëndronin krah Federica Mogherini, në gjuhën angleze, kryeministren serbe Haradinaj e ka përshëndetur me “Dobro veçe”, që në shqip ka kuptimin e “Mirëmbrëma”.

E kjo përshëndetje e Haradinajt ka nxitur reagimin e profesorit të Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, i cili ka porositur Haradinajn që ta ruaj, siç thotë Islami atë pak burrni që i ka mbet.

““Dobro veçer”Ramush, a të vjen marre, a skie marre hiq.Kjo përshendetje të banë një njeri provincial, tamam “ deo serbie”, aty ku je e perfaqeson shtetin e Kosoves se je burreshtetas o “ pusi i gjirit”. Nese nuk din anglisht, merre perkthyesin e mos ja bon qefin nje shteti fashist qe edhe ti e ke luftue. Rueje edhe ata pak burrni qe te ka met”, ka shkuar Islami, përcjellë “Bota sot”.

Por, ky nuk është momenti i vetëm kur ish komandanti i UCK-së, iu “dorëzua” Serbisë.

Ai i ishte “dorëzuar” Serbisë edhe atëherë kur kishte pritur më shumë se tre orë Listën Serbe, e cila ishte në konsultime në Serbi tek Vucic, për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ish njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash kryeministër i Kosovës, gjatë fushatës elektorale ishte treguar shumë i ashpër sa i përket bashkëpunimit dhe përfshirjes së Listës Serbe në institucionet e Kosovës.

Ai madje kishte deklaruar se me krijimin e Qeverisë nga ai, përfundimisht do ta largojë Serbinë nga Kosova.

«E drejta jonë na bën të fortë na bënë ata që jemi. Nëse i rrimë drejtës sonë besoni është e drejtë e Zotit dhe popullit që s’i këna bërë kujna keq do të na pranojnë të gjithë në të drejtën tonë. Nëse sot kërkesën e parë me largu Serbinë e thojmë më zë të madh ia thojmë veti e ua thojmë miqve që Serbia s’ka vend në Kosovë menjëherë kanë me pranu veq kanë me kqyr a e kemi përnime. Edhe besoni njëra nga punët është me heq Serbinë nga Kosova dhe më asnjë lloj ndikimi nuk do ta ketë Serbia në Kosovë», kishte thënë Haradinaj në njërën nga tubimet elektorale.

Por rezultati nga zgjedhjet e 11 qershorit, e ku Haradinaj me koalicionin PAN mori vetëm 39 deputetë, dhe refuzimi i LDK-së dhe Vetëvendosjes për bashkëqeverisje, bëri që Ramush Haradinaj patjetër të llogarisë dhe alternativë e vetme për formimin e qeverisë t’i mbetej Lista Serbe, listë kjo që është nën kontroll të plotë të Beogradit.

Formimi i Qeverisë së bashku me Listën Serbe, Ramush Haradinaj, jo që e largoi Serbinë nga Kosova, por atë e bëri edhe më prezentë në Kosovë, duke bërë që kjo qeveri të varet plotësisht nga serbët, derisa nuk ka një marrëveshje me partitë tjera për tu përfshirë në koalicion.

Nuk është çudi që edhe përshëndetja e mbrëmshme e Haradinajt ndaj kryeministres serbe të jetë e imponuar nga Serbia, përmes Listës Serbe, kur dihet që votat e deputetëve serbë mbajnë Haradinajn në pozitën e kryeministrit./botasot