Skandali/ Drejtoresha dhe mësuesja e fizikës, kurse private në shtëpi: Ja si ua ulin notat…

0
182

Nxënësit e shkollës së mesme “Thaskal Todri” në Elbasan denoncojnën se mësuesja e fizikës Rajmonda Stringa ju ul vlerësimin, me qëllim që t’i marrë nxënësit në kurse private në shtëpinë e saj me 5 mijë lekë të vjetra ora.

Në fakt kamera e “Stop” filmoi tre grupe nxënësish, që hynin si “ilegalët” në shtëpinë e mësuese Rajmondës dhe më pas sjellim një orë mësimi në kushte shtëpie…!!!

Nxënësja ka folur me kurriz, pasi do të penalizohet nëse do e marrin vesh kush është dhe në disa lëndë të tjera nuk ka shkuar në kurse dhe i kanë marrë “shpirtin” në shkollë, i kanë ulur notën dhe është detyruar të paguajë 5 mijë lek për të marrë notën.

Gazetari: Pse i jeni drejtuar emisionit “Stop” dhe çfarë doni të denonconi?

Nxënësja: Jam një nxënëse e shkollës “Thaskal Todri” dhe dua të ankohem për kurset private që bëjnë drejtprëesha e shkollë dhe zysha e fizikës.

Gazetari: Si zhvillohen këto kurse? Ju ushtrohet  një presion që ju të shkoni dhe të bëni kurse prirave dhe ku i bëjnë drejtoresha dhe zysha e fizikës këto kurse, në ambientet e shkollës apo në ambiente private?

Nxënësja: Presioni nuk ushtrohet drejtpërdrejt, por indirekt dhe kurset private behën nëpër shtëpitë e tyre.

Gazetari: Si ju detyrojnë që të shkoni në kurs?

Nxënësja: Na ulin notën nëpër provime dhe na thonë keni kursin nëse donin notën.

Gazetari: Sa paguani për këtë kurs dhe sa herë në javë e bëni?

Nxënësja: Ne paguajmë 5 mijë lek të vjetra dhe e bëjmë një herë në javë, por edhe kjo varet në varësi të provimeve që bëjmë.

Gazetari: Sa kohë ka që ju shkoni tek ky kurs, ose që jeni në dijeni që zhvillohen kurse të jashtëligjshme?

Nxënësja: Kurset kanë ekzistuar përpara se të nisja unë gjimnazin, por edhe tani që kam një vit e gjysmë që kam nisur, kam shkuar në kurs.

Gazetari i emisionit “ Stop” ka ndenjur nga mëngjesi në darkë tek shtëpia e mësues dhe ka parë sesi hynë një nga një nxënësit për të bërë kurs.

Kamera e fshehtë brenda orës së kursit:

Nxënësja 1–   Ku e di unë e shkreta, që jemi mbrapa, zysha!

Nxënësja 2 – Po zëre, se dhe unë ashtu si ty jam.

Nënësja 3 – O zysh, kur merren notat?

Zysha – Qysh, kur merren notat?

Nxënësja2 – Të gjitha notat?

Zysha – Po, ka kohë.

Nxënësja – Që të mos iki në shtëpi d.m.th?

Nxënësja 2-  A e kupton,  o zysh.  që unë  fizikë 8 , gjeografi 5?!

Zysha – Ça thu mi?

Nxënësja 2 – Eh, kështu është jeta!

Zysha – Po, ti do shkosh në juridik, pastaj.

Nxënësja 1 – Goca për juridik me gjeografi 6.

Nxënësja 4 – Kush e ka këtë?

Nxënësja – Unë.

Nxënësja 4 – Jam bërë içik, kështu.

Zysha – Mos ki turp! S’ka problem.

Nxënësja 3 – O zysh, po e jotja është.

Zysha– Sa mirë, e kishte marrë kjo Olta …

Zysha – 5 të parat, nga një fjali do thoni, do shkruani. Po i pate mësuar, një minutë harxhon, nukharxhon ma shumë. Po nuk pate mësuar të  lexosh, shfletosh, do  5-10 minuta dhe…

Nxënësja 3 – O zysh! Po sipas mendimit tuaj, të bëjmë një herë këto, që janë të gjata?

Zysha – Jo, jo! I merr me rradhë. Mbaroje! I merr me rradhë nga një, që nuk e bënë dot, kaloje! Mos më rri 3 orë aty!

Nxënësja 2 – Po, pra! Ashtu mendoj edhe unë.

Nxënësja 1 – Po moj! Edhe të Ministrisë, që ishin ato i lashë ato, që ishin të gjata. Bana vetë ushtrimet .

Zysha – Mbaroi dhe kjo, tashti ushtrimet janë në nivel zbatimi, është kjo, lidhja, që ekziston  ndërmjet gjatësisë së valës, shpejtësisë, periodës  ose shpejtësisë dhe frekuencës. Tashti në nivel zbatimi, d.m.th, zbatim formule është. Mund të ndodhë, që unë t’ju them, për shembull :“frekuenca 2 kiloherz  dhe shpejtësia, po e them 5 cm për sekondë. Qysh do e bani”?

Nxënësja 1 – Kë duhet të gjejmë ne?

Zysha – Do gjesh lëndën!

Nxënësja 1 – Lëndën, do kthejmë këto frekuencat.

Zysha –Në kiloherz. Si kthehen?

Nxënësja 1– Herë 10 në fuqi…

Zysha – 10 në fuqi të tretë, po po, iku gabim problema!

Nxënësja 1 – Nuk quhet?

Zysha – Do shkruash formulën, nga dy pikë merr një pikë, ene maroi..

Nxënësja 2 – Hiii

Zysha – Po kshu ikin pikët.

Nxënësja 2 – Për një pikë dal ke nanta (9)?

Zysha – Për një pikë, del ke nanta. Për 5 pikë, del ke shtata (7).

Nxënësja  1 – O zysh! Të paktën…

Specialistja: Në bazë të dispozitave normative mësuesit, punonjësit arsimorë e kanë të ndaluar të zhvillojnë kurse private me nxënësit që mësojnë në shkollat e tyre. Gjithashtu në bazë të udhëzimit 38 që lidhet me emërimin dhe largimin, pezullimi e mësuesve nga një institucion arsimor, drejtori i institucionit arsimor mund të pezullojë, të shkarkojë nga puna një mësues nëse ai zhvillon kurse private me pagesë me nxënësit e shkolis së tij, dhe nëse ai zhvillon kurse private me pagesë më nxënës jo të shkollës së tij, por që nuk është i licenensuar.

Edhe drejtori, apo nëndrejtori i shkollës është punonjës dhe për ta fillojnë procedurat  dhe për ta fillon procedura për shkarkimin nga puna. Është një fenomen i ndaluar në institucionet arsimore parauniversitare. Mësuesit nuk duhet të zhvillojnë kurse private me nxënësit e shkollës së tyre.

Ky fenomen ndodhe edhe në shkolla të tjera të vendit.