Skandali amerikan/ Regan: Ja si demokratët ‘shitën’ Amerikën tek Rusët

0
254

Djali i ish-Presidentit amerikan Ronald Regan, Michael Reagan, ka lëshuar akuza të forta ndaj rivalëve politikë, demokratëve karter, Kennedy, O’Neill dhe çiftit klinton.

Në një analizë të gjatë Michael reagan, shkruan se gjatë viteve 79, 80, 84, demokratët bashkëpunonin me Moskën për të qëndruar sa më gjatë në pushtet.

Ai shton se  Jimmy Carter, Ted Kennedy dhe O’Neill kanë kontaktuar sovjetikët dhe u kanë kërkuar atyre që të bëjnë gjëra që do të dëmtonin politikën e jashtme amerikane dhe do ta pengonin Ronald Reganin të rizgjidhjej President i SHBA-ve.

Ndërsa sot Reagan,akuzon si bashkëpuntorë të rusëve Bill dhe Hillary Clinton. Sipas tij ish-Sekretarja e Shtetit Hillari dhe Bill-i partneri i saj në krimin dhe Fondacioni i tyre i rremë Clinton, të cilët morën dhe një çmim nga Putin, për bashkëpunimin e shkëlqyer.

‘Hillari dhe Bill kurrë nuk do të pranojnë ndonjë keqbërje, natyrisht. Ata do të tregojnë gënjeshtrat e tyre të zakonshme dhe do të përpiqen të shtrembërojnë grepin.

Dhe mediat liberale do të bëjnë gjithçka që munden për të justifikuar mëkatet më të fundit të heronjve dhe për të minimizuar korrupsionin e dukshëm të raketës cinike të pay-for-play të fondacionit të tyre’, shkruan Regan.

Sipas tij për dekada të tëra, Clinton kanë qenë në gjendje t’i shpëtojnë dënimit për krimet e tyre të shumta politike dhe etike, por këtë herë ndoshta ata nuk do të jenë aq me fat.