Shtëpia e Bardhë: Kina dhe Rusia ‹armiq›, punojnë kundër interesave amerikane

0
358

Kina dhe Rusia veprojnë për shkatërrimin e interesave të SHBA-së, akuzoi sot Shtëpia e Bardhë në një dokument që përcakton Strategjinë e Sigurisë Kombëtare që linjat e mëdha pritet t’i prezantojë sot Donald Trump.

“Kina dhe Rusia sfidojnë fuqinë, influencën dhe interesat e Amerikës dhe përpiqen të minojnë sigurinë dhe mirëqenien e Amerikës”, thekson ky dokument me tone të mprehta.

“Dy vendet janë të vendosur ta bëjnë ekonominë më pak të lirë dhe të hapur, të rrisin armatimiet  e tyre dhe të kontrollojnë informacionet dhe të dhënat për të shtypur shoqëritë e tyre dhe të zgjerojnë influnecën e tyre”, shton ky tekst.

“Kina dhe Rusia duan të krijojnë një botë që është antiteza e vlerave dhe interesave të SHBA-së”, mund të lexohet në këtë dokument prej rreth 60 faqesh.

Kina akuzohet se kërkon të nxjerrë SHBA-në jashtë rajonit Indo-Paqësor.

“Rusia përpiqet të dobësojë influencën amerikane në botë dhe të krijojë ndarje me aleatët dhe partnerët tanë”, thekson ky teskt.

Para se të mbahet fjalimi presidencial, Pekini tha se “shpreson që ai të kontribuojë në përmirësimin e besimit të përbashkët mes Kinës dhe SHBA-së”.

“Shumë elemente vërtetojnë se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve janë në përfitim të të dyja palëve”, thekson Hua Chunying, zëdhënës i ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.