Shtatë të vërtetat për gurët në veshka

0
227

Më poshtë keni shtatë të vërteta për gurët në veshka.

1. Për shkaqe të panjohura numri i personave me gurë në veshka është rritur në vitet e fundit. Në vitet’ 70 të shekullit të kaluar, 3.8 % e njerëzve kishin problem me gurët në veshka, në vitet ‘90 ky numër u rrit në 5.2%, ndërsa në vitin 2010, konsiderohet 5.8 % e popullsisë botërore me gurë në veshka.

Përhapja e gurit në veshka rritet me moshën, në mënyrë dramatike. Tek meshkujt shfaqet pas moshës 40-vjeçare dhe vazhdon të rritet deri në moshën 70-vjeçare. Tek femrat frekuenca e gurëve në veshka arrin maksimumin në moshën 50-vjeçare.

2. Gurët e veshkave mund të mos shkaktojnë dhimbje kur ndodhen në veshka. Por, nëse dalin nga veshkat dhe futen në kanalin urinar mund të shkaktojnë dhimbje tepër të forta.

Simptomat e gurëve të veshkave që lëvizin janë: dhimbje të fortë shpuese në pjesën e prapme, në bark, ije, mund të shkaktojë dhe gjak në urinë. Nëse ka infeksion lidhur me traktin urinar, atëherë mund të kemi ethe dhe rritje të temperaturës në trup.

3. Diagnoza lëshohet në bazë të simptomave tipike të cilat i shkakton guri vi veshkave, si dhe me ndihmën e disa metodave diagnostikuese si: regjistrimi me rreze –X në traktin urinar, urografi me kontrast ose tomografi e kompjuterizuar.

Për gratë shtatzëna ose për pacientët tek të cilët nuk është i dëshirueshëm apo rekomandueshëm radiacioni (rrezatimi), atëherë mund të ndihmojë kontrolli me ultrazë për gjetjen e diagnozës.