Shqiptarja u vra nga pema, nis procesi në gjykatë

0
163

Pjesa penale e çështjes për vdekjen e një 57-vjeçareje shqiptare në Itali është arkivuar me kohë, por pjesa civile është e gjitha për t’u luajtur.

Pavlina Harapi, banuese prej shumë vitesh në Levata, vdiq më 15 qershor 2016 e goditur nga një pemë e rrëzuar në rrugën Val d’Ossola.

Dje, në seancën e parë civile, përfaqësuesit e komunës së Mantovas paraqitën një dokument  me anë të të cilit i kërkojnë gjyqtarit të vlerësojë përgjegjësinë e atyre që iu ishte besuar mirëmbajtja e bimëve, duke iu referuar kompanisë që merret me mirëmbajtjen e ambientit, Mantova Ambiente.