Shqiptari pret damarët në qelitë e Greqisë

0
232

Një 29-vjeçar shqiptar ka tentuar ti japë fund jetës në ambientet e burgut në Rodos të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele (19 nëntor), ku shqiptari ideniteti i të cilit ende nuk dihet ka prerë damarët me një mjet prerës.

Mediat raportojnë se i u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Rodosit dhe më pas në një spital në Athinë.
Shqiptari akuzohet për një vjedhje të kryer ditët e fundit. Konkretisht mbrëmjen e 15 nëntorit ai kishte vjedhur një sasi të konsiderueshme floriri në një shtëpi në Lachania si dhe 1300 paund dhe monedha të vjetra në shtëpinë e një anglezi.
Gjithashtu, ai do gjykohej në ditët në vijim edhe për një rast tjetër të vjedhjeve, ku përfshinin edhe 7 persona të tjerë.
Sipas informacioneve të publikuara në mediat greke, 29-vjeçari është i varur nga droga.