Shqiptari mbyt gruan dhe më pas var veten në Itali

0
217

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Martino, të Italisë. Mëngjesin e ditës së djeshme, një shqiptar ka vrarë gruan dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij, transmeton TCH.Shkëlqim Bedeli, 55-vjeç dhe Shegushe Paeshti, 55-vjeç, burrë e grua kanë jetuar në Itali për gati 20 vjet. Ata u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre. Ishte një nga fëmijët e çiftit që kishe dhënë alarmin në polici, pasi prej ditësh nuk po mund të kontaktonte dot me prindërit e tij.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse që bënë të mundur hapjen e derës, burri, Shkëlqim Bedeli u gjet i varur te parmaku i shkallëve, ndërsa gruaja ishte e lidhur në kangjella, raportojnë mediet italiane.

Hetimet e mëvonshme, në bashkëpunim me SIS (Seksioni i Hetimeve Shkencore) dhe mjeku ligjor, të koordinuar nga prokurori Alessio Bernardi, dolën në konkluzionin se burri fillimisht e mbyti gruan e tij dhe më pas e lidhi atë në kangjella dhe menjëherë më pas vari veten.

Ai e lidhi veten me një litar në kangjella dhe më pas e la vetën të lira duke u hedhur nga ballkoni, kësisoj duke i dhënë fund jetës.

Në vendin e ngjarjes, karabinierët gjithashtu gjetën dy letra, të shkruara në kompjuter, njëra drejtuar fëmijëve dhe tjetra autoriteteve. Në ato pak rreshta Shkëlqim Bedeli kishte treguar për mosmarrëveshjet që e kishin shtyrë të bënte gjestin e çmendur: probleme në çift, ndoshta xhelozi.

Por gjithashtu nuk përjashtohet që ai të vuante nga depresioni, ndoshta edhe më akut pasi humbi punën disa javë më parë.