Shqiptarët e Shkupit synojnë kualifikimin

0
282

Të dielën (13.00), shqiptarët e Shkupit, luajnë ndeshjen e kthimit në cilësinë e nikoqirit në kuadër të 1/8-tës, të Kupës së Maqedonisë kundër KF Vardarit.
Duelin në fjalë që për shkak suspendimit të fushës së Çairit, FC Shkupi do ta luajë në terrenin e «Gjorçe Petrovit», drejtësinë do ta ndajë Aleksandar Stavrev me ndihmësit e tij Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov. Të përkujtojmë se ndeshja e parë që Shkupi ishte mysafire po në stadiumin Gjorçe Petrov përfundoi me barazim 1:1. Shkupi ka sfidë shumë të vështirë me kampionin në fuqi, por synon kualifikimin.