Shqipëria feston 105-vjetorin e Pavarësisë, shqiptarët Ditën e Flamurit

0
919

Shqipëria feston sot 105-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa shqiptarët jashtë shtetit administrativ – Ditën e Flamurit.

Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Qyteti i flamurit, Vlora, do të jetë sot epiqendra e festimeve në 105- vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Në shenjë simbolike me rastin e Festës Kombëtare të Pavarësisë në Vlorë do të vijojë sot dita e dytë e mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë.