Shqetësuese: Gjashtë raste të vjedhjeve vetëm për 24 orë në Kosovë

0
201

Izet Demaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës pësoi dje nga hajnat të cilët kishin hyrë për të vjedhur në një bankë në Istog.

I njëjti u qëllua me disa plumba në trupin e tij, teksa po tentonte që të ndalonte një rast të grabitjes në këtë komunë.

Mirëpo ky nuk ishte rasti i vetëm i vjedhjes që u raportua në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe kohore ndodhën edhe hiq më pak se pesë raste tjera.

Në MItrovicë, një femër raportoi se persona të panjohur i vodhën portofolin, në të cilin kishte para dhe dokumente zyrtare.

I njëjti rast është nën hetime.

Në jug të këtij qyteti, dy persona u arrestuan nën dyshimin se të njëjtit kishin vjedhur gjësende të ndryshme në shtëpinë e viktimës.

Të njëjtit u dërguan në mbajtje.

Në Pejë, u arrestuan katër persona pasi që të njëjtit dyshohet se viktimës i kishin vjedhur një lopë.

Edhe këta  të dyshuar u dërguan në mbajtje nga Prokuroria.

Ndërkaq në Viti, një person i gjinisë mashkullore ka raportuar në polici se i janë vjedhur para kesh. Rasti shkon në hetime.

Nga hajnat pësoi edhe një person në Prishtinë. Ai në polici raportoi se dy të dyshuar me forcë i kanë grabitur telefonin dhe 150 euro para të gatshme.  Nuk raportohet për të lënduar.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në Istog, Kamer Metaj, i cili dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur në një bankë në qendër të këtij qyteti, u qëllua për vdekje nga Policia e Kosovës.

I njëjti paraprakisht kishte qëlluar mbi policing Izet Demaj, të cilit i kishte shkaktuar plagë vdekjeprurëse.