‹Shpërthen› Bleona, e quan ‹mjekër cjap› aktorin shqiptar

0
262

Vite më parë, këngëtarja Bleona Qereti është larguar nga Shqipëria për të vazhduar karrierën në Amerikë.
Ajo është shumë aktive në rrjete sociale duke publikuar vazhdimisht imazhe, në shumë prej tyre paraqitet tërësisht e zhveshur.

Në Insta-Story, Bleona së fundi e “vërshoi” rrjetin me disa postime të njëpasnjëshme, të gjitha ato kishin të bënin me aktorin e Portokallisë,  Gent Hazizi.

“Kush është ky mjekër cjapi se nuk e njeh njeri?”, ka shkruar këngëtarja në një prej postimeve që kishte cak aktorin, i cili duket se e kishte nervozuar diçka Bleonën.

Ajo ka vazhduar duke publikuar bisedat me ndjekësit e saj dhe disa gazetarë të cilët i kishin thënë se nuk e njohin atë, madje disa prej tyre e kishin quajtur edhe me disa emra të tjerë, ndërsa Bleona në fund i shkroi disa fjalë për të.