SHOQËRIA SHQIPTARE KA NEVOJË PËR NJĒ KATARSIS SHPIRTËROR E SHOQËRORË

0
522

NGA FEHMI RAMADANI
Sa më parë që shqiptarët shpërlajnë shpirtin dhe mendjen nga e keqja e tyre aq më mirë do të jenë në të ardhmen.
Por, Nasradin Hoxha me një kohë kish pas thënë: «Pas shiut vjen dielli».
Trojet shqiptare i ka rrok një shi me bubullimë, me furtunë, shumë e domosdoshme dhe e natyrshme që nga pas lufta e vitit 1999 dhe deri më tani.
Për disa arsye.
Nuk mund të përmenden të gjitha, sepse jsnë shumë, por vetëm disa:
1.Harami, shumë njerez janë mbudhur me haram. Uzurpimet dhr plaçkitjet e pasluftës.
2.Familja si celulë e parë e shtetit ka pësuar degradim të madh. Respekti ndaj të afërmeve dhe të tjerëve ka humbur..
3.Pseudopatriotizmi, pas luftës së Kosovës dolen shumë «patriotë» të cilët nuk.kishin lidhje me luften dhe kështu u anashkaluan njerëzit e vërtet që kishin kontribuar për lirinë e Kosovës.
4. Pseudovlerat, u krijue sistemi shoqëror i antivlerave në të gjitha segmentet e jetës në Kosovë. Shembulli më i keq është mjekesia, arsimi, kultura, sporti et.
5. Parimet fundamentale shoqërore, gënjeshta, johumanizmi, kurvënia dhe dukuritë tjera devijante shoqërore janë bërë normale dhe në modë.
Tani, çfarë do të kemi këtu, kur për një kohë vetë i kemi kultivuar këto «prodhime» të dëmshme.
Do të kemi shi me bubullimë, fortunë, zullum, pra teposhtëzēn shoqërore.
Por, kthemi te Nasradini, i cili ka thēnë sërish se pas çdo te poshtëze vjen një përpjetēzë.
Shoqëria jonë në të gjitha segmentet e saj ka nevojë për reforma, përgjegjësi, punë, respekt, respektim të ligjit, dhe normave shoqërore.
Po, nuk u kthyem kah këto rregulla, droj që kjo teposhtëz shoqërore do të thellohet edhe më shumë.
Jam optimist se më vonē do të kthjellemi, por do të na duhet një «katharsis shpirtëror e shoqëror» që të kthehemi kah vetëvetja dhe vetëm kështu do të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të fillojmë të ngjitemi përpjetë. Rrugë tjetër nuk ka..
Ps/Mendime personale.