Shoqata Humanitare “Salih Çekaj“ në Zvicër vitin 2017 e përmbyll me sukses të lakmueshëm, grumbulloi ndihma për nevojtarët në Atdhe

0
249

Suksesi i një pune është i shëndoshë dhe jetë gjatë, kur punohet në mënyrë ekipore. Si popull njihemi botërisht, që jemi humanitarë dhe paqësorë, këtë e kanë vërtetuar shumë atdhetarë të mëhershëm. Nuk ka më kënaqësi, që të ndihmosh nevojëtarët, të varfërit, të ndihmosh jetimët, të ndihmosh studentët dhe të ndihmosh institucionet tona kombëtare. Këtë e dëshmon mëse miri raporti vjetor i Shoqatës Humanitare e cila me krenari mban emrin e Heroit „Salih Çekaj“ e udhëhequr me sukses nga kryetari i saj Saim Tahiraj.

Siq dëshmoi me shifra e dëshmi në leximin e raportit vjetor të organizuar në „Darkën e Lamës“ para një numëri të madh të donatorëve të kësaj shoqate, më 16.12.2017 në Büron të Lucernit nga arkatari i shoqatës z. Lushi Mulaj, gjatë këti viti përveç aktiviteteve të ndryshme që i ka organizuar Shoqata, ndër të tjera gjatë vitit 2017 shuma e ndihmave që kanë ndihmuar në Kosovë dhe në viset shqiptare arrin në në vlerë prej:

201 433.- CHF dhe

16.904.EUR.

Falënderimet nga zemra shkojnë për të gjithë donatorët dhe anëtarësia e shoqatës.

Zoti i shpërbleftë për kontributin që e japin.

Punë të mbarë, suksese të mëtejme dhe gjitha të mirat Shoqatës Humanitare „Salih Çekaj“ në Zvicër!