Shoqata e Mjekeve Shqiptarë në Gjerman organizon tribun me mjekët shqiptar

0
250

Në prani të  e 150 Mjekeve Shqiptarë, Shoqata e  Mjekeve Shqiptarë nga Gjermania ka mbajtur  takimin me 11.09.2021.

Takimi i anëtarëve të shoqatës tregoi një interesim të madh çka tregon edhe vetë pjesëmarrja ku u pasqyrua forma përfundimtare e statutit të shoqatës dhe aktiviteti i shoqatës, kryesisë dhe komisionit mbikëqyrës që nga themelimi deri në ditën e sotme.

Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i Lobit Skenderbeg Klaiqi dhe kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nazmi Jakurti nga Zvicra si dhe personalitete te shquara Shqiptare te fushave te ndryshme, gjithashtu edhe pjesëtarë te Shoqatës se Mjekeve Shqiptarë nga Zvicra.

Praktikisht ishte një takim në mes të dy shoqatave të mjekëve shqiptar në Gjermani dhe në Zvicër.

Gjithashtu në takim përmes zoom’it u lidhem me një nga drejtueset e shoqatës së mjekëve shqiptar në Itali e cila dhe ofroj fjalën e saj përshëndetëse.

Takimi u mbajt në Groß-Gerau ne afërsi te Frakfurt am Main.

Pas prezantimit të një Pune te shkëlqyeshme 2 Vjeçare, Kryesia dhe udhëheqësit e gjertanishëm, Kryetarja Dr.Marsela Ceno dhe Nënkryetari Dr.Ardian Mustafai fituan serish votëbesimin për ta udhëhequr Shoqatën.

Synojmë që nëpërmjet shoqatës, në radhë të parë të krijojmë ndërlidhje dhe bashkëpunim në mes të mjekëve të shumtë, të cilët vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut në Gjermani, duke filluar që nga hapat e parë të mbërritjes së tyre në Gjermani dhe për t’i njoftuar me rrugët që duhet t’i ndjekin ata me ndihmën tone rreth ambientimit dhe integrimit në shoqërinë gjermane dhe sistemin shëndetësor gjerman.

Do t’iu shërbejmë me eksperiencave tona që kemi patur në të kaluarën.

Duke qenë se ne kemi disa vite më shumë që jemi në Gjermani, ideja është t’i ndërlidhim kardiologët, neurologët dhe kirurgët mbarë shqiptarë me njëri tjetrin.

Vetëm kështu ne mendojmë se do të ndikojmë në përforcimin profesional të specialistëve dhe gjithashtu t’ju japim atyre mundësinë që të krijojnë seminare, të krijojmë ligjërata që të shkëmbehen eksperiencat me njëri tjetrin.

Ne duam që të gjithë shqiptarët që janë në Gjermani që e kanë vështirë të kuptojnë gjuhen mjekësore gjermane, të gjejnë tek në një ndihmë dhe të krijojmë lidhjet me mjekët nga vendet tona të origjinës, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Ne duam që të krijojmë ura lidhëse jo vetëm me mjekët shqiptar në Gjermani e gjetiu por siç e thashë edhe me mjekët shqiptar nga vendet tona të origjinës. Kjo është përfitimi që mund të ndodh nga kjo shoqatë, përkatësisht nga aktiviteti i saj.

Për portalin Syri.tv nga Düsseldorfi

Arben Mehmeti