Shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në restorant, vdes gruaja

0
199

Një grua 41- vjeçare ka humbur jetën, teksa ishte duke ngrënë në një restorant.

Zamara Gonzales ishte ulur afër dritares së një restoranti në Florida, por në një moment brenda restorantit shfaqet një automjet që i merr dhe jetën.

Sikurse duket edhe në video,drejtuesi i makinës humbet kontrollin dhe përfundon brenda restorantit.

Edhe pse të pranishmit u përpoqën t’i jepnin asaj ndihmën e parë, ka qenë e pamundur për të shpëtuar pasi ka marrë shumë plagë në trup.