Shkurte Fejza feston ditëlindjen, bashkëshorti e befason në mënyrë të veçantë

0
450

Bilbili i këngës shqipe, Shkurte Fejza sot ka një arsye më shumë për të festuar.

Kjo ngase, Shkurta sot feston ditëlindjen, e në këtë ditë të veçantë ajo ka pranuar urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e saj, shkruan lajmi.net. Një urim shumë të veçantë ajo e pranoi nga bashkëshorti i saj, Hajrushi i cili e uroi me fjalët më të ëmbla, duke përzgjedhur disa fotografi. “Urime nga zemra dhe thellësia e shpirtit pë Ty e dashura ime që më ofrove dashuri, harmoni dhe lumturi në jetë.”, shkruan Hajrushi në urimin e tij.Ai kishte përzgjedhur një album fotografish nga momentet më të bukura bashkë me shkurten dhe fëmijët , secila me kuptim të veçantë.