Shkolla refuzon regjistrimin e djalit të një… deputeti!

0
206

Një shkolla në Gjermani ka refuzuar regjistrimin e djalit të një deputeti ultra të djathtë të partisë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) , raporton gazeta ”Berliner Zeitung”, një veprim që ka ngjallur polemika, përfshirë edhe administratën e qytetit.

Senatorja vendase Sandra Scheeres e sheh këtë çështje në një mënyrë shumë kritike, pasi shkolla me emrin “Waldorf” nuk duhet të vendosë për pranimin e një fëmije, bazuar në orientimin politik të prindërve.

Nxënësi në fjalë tashmë është i regjistruar në kopshtin e fëmijëve ”Waldorf”, së bashku me vëllain e tij, por atij i ishte mohuar pranimi në shkollën fillore në të ardhmen.

Kjo shkollë bazohet në linjën pedagogjike të zhvilluar nga Rudolf Steiner në fillim të shekullit XX dhe ndjek parimin filozofik të antropozofikës, thënë ndryshe studimi i natyrës shpirtërore të njeriut në mënyrë shkencore.