Shkëlqen James, Cleveland rikthehet te fitorja në NBA (Video)

0
203

Në orët e para të ditës së sotme janë luajtur shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers i janë rikthyer fitores pas humbjes kundër Boston Celics.

Kalorësit kanë triumfuar me katër pikë diferencë 131-127 kundër skuadrës së Orlando Magic.

Në fakt, dyja ekipet fituan nga dy periudha, por diferenca u krijua në të tretën, e cila në periudhën ishte e vështirë për tu përmbysur nga ana e “magjikëve”.

Basketbollisti më efikas te ekipi fitues ishte i zakonshme LeBron James me “double-double” me 33 pikë dhe dhjetë kërcime. James u ndihmua nga ana e Kevin Love me 27 pikë dhe Isiah Thomas shtoi 19 sosh.

Te Magic më i dalluar në parket ishte Aaron Gordon me 30 pikë, por të cilat nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, Cleveland ka bilanc prej 26 fitoreve dhe 13 humbjeve ndërsa Orlando ka triumfuar në 12 raste dhe ka humbur 28 ndeshje. /Telegrafi/