Shkaku i dokumentacionit, Capital T anulon koncertin në New York

0
212

Capital T ka lënë pas një vit të jashtëzakonshëm sa i përket projekteve muzikore shqiptare.

Edhe pse në kohë festash dhe angazhimesh me koncerte, reperi kishte paralajmëruar se do të mbajë koncerte.

Këngëtari ka anuluar një koncert në Shtetet e Bashkuara dhe ka treguar arsyen pse nuk do të udhëtojë përtej oqeanit Atlantik.

“Me keqardhje ju njoftoj se për eventin e parashikuar të ndodhë nesër në New York/Stage 48, unë s’do të kem mundësi të marr pjesë për shkak të dokumentacionit dhe vonesave si pasojë festave të fundvitit”, tha ai.

Ai më tutje u ka kërkuar të gjithëve duke iu premtuar se së shpejti do të jetë pranë tyre në New York.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre të cilët kanë bërë plane të vijnë dhe të kënaqen me ne, ju premtoj që shumë shpejt do të vij në NY me një event shumë special edhe më të mirin për të gjithë. Ju dua”, shkroi reperi.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.