SHKA «KËRÇOVA» SHËNOI DHJETË VJETORIN E AKTIVITETIT.

0
568

Mbrëmë në sallën e bukur të Raiffeisen Arena në Hägedorf të Kt. Solothurn, solemnishtë me program të pasur kulturorë e artistik, e me pjesëmarrje të një numri shumë të madh të mysafirëve, u shënua dhjetë vjetori i themelimit të Shoqatës Kërçova.

Ishte e vogël salla sportive që t’i zente kërçovarët dhe mysafirët tjerë të cilët kishin ardhë të festojnë këtë përvjetor të rëndësishëm.

Me shumë mysafirëve nga shoqatat tjera si motra nga Kosova dhe viset tjera të trojeve shqiptare, këtë manifestim e nderuan me pjesmarrjen e tyre dhe figura të njohura politike e nga shkenca e kultura.

Enkas për këtë manifestim, nga Kërçova kishte udhëtuar kryetari i posazgjedhur i Kërçovës, z. Fatmir Dehari si dhe shumë aktivistë dhe fytyra të njohura publike kërçovare e më gjërë.

Rrethë këtij përvjetori, por dhe rrethë punës së suksesshme të kësaj shoqate gjatë  gjithë këtyre viteve, folën kryetarët e gjerëtanishëm të sajë. E kryetari aktual, z. dr. Gafurr Sherbeti numroi ato suksese të cilat e bëjnë të ndihet mirë dhe krenar si mërgimtarë por edhe si kërçovarë.

Fjalim emocionues pati dhe Kryetari i Kërçovës, z Fatmir Dehari, i cili i falënderoi bashkëqytetarët e tij për gjithë ate që kanë bërë e bejnë edhe sotë e kësaj dite për Kërçovën dhe gjithë ato troje me shqiptarë.

– Jam krenar që i takoi qytetit të cilin ju e bëtë të ndihet krenar, të ndihet shqiptar dhe te frymoj shqip, – tha ai. Ju, i dhatë Kërçovës për herë të dytë një Kryetar shqiptar, për çka ju falemnderit nga zemra në emrin tim por dhe të gjithë kërçovarëve. Ju udhëheqni me Kërçovën, ndërsa unë ju shërbej ju, – tha në fund z. Fatmir Dehari, kryetari i posazgjedur i Kërçovës.

Ndërsa programi artistik ishte shumë i pasur. Këngëtarë të njohur e të rij, valltarë, recitatorë, etj. Me vëmendje të madhe u përcollë grupi i valltarëve të rinj nga këto treva, me valle karakteristike kërçovare por dhe mbarë shqiptare të sh.k.a.-së Kërçova. Veshja karakteristike dhe shumëngjyrësh

Aktori i njour Çun Lajçi me monologjet e tij bëri që e tërë salla të ngrihet në këmbë e t’i aplaudojë.

Dhe, për fund, ajo që pritej me padurim nga të gjithë të pranishmit. Dalja në skenë e kengëtarit shumë të njohur, të popullarituar e të dashur nga kërçovarët, vetë kërçovari Duli. Ishte kulminacioni i mbrëmjes sepse këngët e tija adhurohen dhe e gjithë salla, të moshuar e të rinj, burra e gra ia dhanë valles, valles karakteristike kërçovare.