Sherr me thika mes nxënësve, një i plagosur

0
318

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Vlorë. Një sherr mes thika ka ndodhur mes disa nxënësve, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë është shënuar në mesditë në shkollën ‘Marigo Posio’.

Nxënësi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për sherrin me thika.